Loading…

‘Mund të kisha fituar më shumë tituj’: Klopp tregon se cilin ekip ka mundur të udhëheq

  • 14/05/2022 | 08:46

‘Mund të kisha fituar më shumë tituj’: Klopp tregon se cilin ekip ka mundur të udhëheq

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka zbuluar se ka pasur mundësi të emërohet trajner i Bayern Munich disa herë, por që e kishte refuzuar atë për shkak të respektimit të kontratës me Liverpool, transmeton Gazeta Metro.


Një ndër trajnerët më të mirë në botë, Jurgen Klopp ka treguar se nëse do të kalonte tek ‘Bavarezët’ mund të kishte fituar ndoshta më shumë tituj.

“Unë mund të kisha shkuar në Bayern disa herë. Mund të kisha fituar më shumë tituj në jetën time, me siguri do të thosha – të paktën një shans i mirë. Nuk e bëra. Unë kisha një kontratë këtu dhe nuk e bëra kurrë,” tha Klopp.

54-vjeçari kishte marrë timonin e ‘The Reds’ në vitin 2015 dhe ka bërë një punë të mrekullueshme këto vite me Liverpool, ku suksesi i tij më i madh është titulli i Ligës së Kampionëve dhe triumfi në Premier League pas 30 vjetësh.

Ai ishte përfolur edhe për një largim të mundshëm nga ‘Anfield Road’ në vitin 2024 gjë që e kishte paralajmëruar edhe vetë, por para disa javëve ka nënshkruar kontratë të re deri në 2026. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë