Loading…

Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vucic s’ka rrugë tjetër, e kundërta katastrofë për të

  • 04/12/2022 | 11:50

Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vucic s’ka rrugë tjetër, e kundërta katastrofë për të

Edi Rama ka thënë se nuk ka rrugë tjetër për Serbinë veç se të marr pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë me 6 dhjetor.


Kryeministri i i Shqipërisë, Edi Rama, në një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia do të marrë pjesë në Samitin e 6 dhjetorit BE – Ballkani Perëndimor ne Tiranë.

Rama shtoi se nuk ka rrugë tjetër për Serbinë përveç se të marrë pjesë në samit, pasi e kundërta sipas tij do të ishte katastrofë për të.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklaratë që bëjn politikanët… Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti i Serbisë nuk Ka asnjë rrugë tjetër veç se të vijë në samit, se e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë”, ka thënë Rama.

Rama e tha këtë pasi Vuçiq pa disa ditës tha se do të bojkotojë samitin pas emërimit të Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë