Loading…

Munir Basha është zëvendësi i ri i ministres së Drejtësisë

  • 28/03/2017 | 09:41

Munir Basha është zëvendësi i ri i ministres së Drejtësisë

Munir Basha do të jetë zëvendësministër i ardhshëm i Ministrisë së Drejtësisë, që udhëhiqet nga ministrja Dhurata Hoxha.


Për këtë, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, priti në takim zëvendësministrin e sapo emëruar të Drejtësisë, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re, shkruan gazetametro.net

Njohja me të arriturat dhe sfidat aktuale të Drejtësisë ishin temë e takimit të parë në mes të ministres Hoxha dhe zëvendësministrit Basha.

Ministrja Hoxha i ofroi mbështetje dhe përkrahje të plotë zëvendësministrit të ri, duke theksuar se më shumë se kurrë, duhet përkushtim dhe bashkëpunim që fuqizimi i sundimit të ligjit të jetë prioritet.

Ndërkohë, zëvendësministri i ri e siguroi ministren se angazhimi i tij do të jetë maksimal për realizimin e prioriteteve të Ministrisë si sundimi i ligjit si dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e Drejtësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë