Loading…

Munishi mbrëmë nuk e ‘çmontoi’ vetëm Messin, ‘gozhdoi’ edhe selektorin e Arabisë Saudite

  • 23/11/2022 | 08:55

Munishi mbrëmë nuk e ‘çmontoi’ vetëm Messin, ‘gozhdoi’ edhe selektorin e Arabisë Saudite

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi mbrëmë në një emision sportiv kishte kritika të mëdha për yllin e Argjentinës, Lionel Messi. Mirëpo, përveç sulmuesit të PSG’së, ai ‘gozhdoi’ edhe selektorin e Arabisë Saudite, Herve Renard, transmeton Gazeta Metro.


Munishi, i cili është i njohur në futbollin kosovar për lojën sulmuese që aplikon, ishte kritikues për atë çfarë tregoi për më shumë se 90 minuta ditën e djeshme Arabia Saudite.

Ai deklaroi se arabët përgjatë gjithë takimit u ‘barikaduan’ në mbrojtje dhe sipas tij përzgjedhësi i tyre ”nuk dinë asgjë”.

”Ky strategu i madh i kish barikadu dhjetë veta nuk dalshin jashtë 16’shit , tash trajner i madh ky, ky kurgjo nuk dinë. Ky nuk shkon kërkund, as Arabia Saudite nuk shkon kërkund, nuk pamë ne kualitet që më na dhonë shpresë se Arabia Saudite do të shkojë në gjysmë finale. E mposhti Argjentinën qysh e mposhti, me statistika ndodhë në futboll edhe ashtu me hupë ndeshjen ndodhë. Mirëpo, ti nuk mundesh ti fitosh dhjetë ndeshje radhazi në atë formë,” tha ai në ‘Dueli Sportiv’.

Paraprakisht ish-trajneri i disa klubeve të njohura të Superligës së Kosovës tha se nëse do të luante Diego Armando Maradona kundër Arabisë Saudite vetëm një espresso do ta kishte pirë dhe do të triumfonte.

”E që po ma krahasojnë Maradonen me Messin, t’ish qenë Maradona im gjallë, me një esspresso ta kishte mposhtur këtë Arabinë Saudite. Veç e kishte pi një espresso, ish fut në fushë, vetë i kishte mujt dhe ish dal prej fushës,” tha ai.

Kujtojmë se dje Arabia Saudite shkaktoi befasinë e parë e këtij Kampionati Botëror duke mposhtur me rezultat 1-2 Argjentinën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë