Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve amerikanë se politika e tyre e jashtme në raport me Kosovën nuk pritet të ndryshojë edhe pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, serbët po shpresojnë se ai bashkë me Vladimir Putinin do të ua kthejë Kosovën.
Mediat serbe raportojnë se ky entuziazëm i ka kapur edhe disa qytetarë që kanë filluar të bëjnë murale nëpër ndërtesat e Beogradit, ku paraqiten portretet e Trump dhe Putin në një flamur të Serbisë ku shkruan se “Kosova ësthë Serbi”, transmeton gazetametro.net.
Mbishkrimi “Kosova është Serbi”, madje është shkruar në tri gjuhë, në atë serbe, angleze dhe ruse. /gazetametro.net