Loading…

Muralit të kriminelit Ratko Mladic në Beograd ja shtuan edhe atë të çetnikut Draza Mihajlovic

  • 17/11/2021 | 14:46

Muralit të kriminelit Ratko Mladic në Beograd ja shtuan edhe atë të çetnikut Draza Mihajlovic

Përveç muralit të të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiq, në qendër të Beogradit u shfaqën të mërkurën edhe dy murale të tjera: ai i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviq, dhe i dukës serb të Luftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq. Pranë portretit të Mihajlloviqit janë shkruar edhe vargjet e këngës çetnike “Të gjithë janë roje”.


Figura e Mihajlloviqit është vizatuar në murin anësor të së njëjtës ndërtesë banimi, ku, tash e katër muaj, ndodhet murali i Mlladiqit.

Pranë portretit të Mihajlloviqit janë shkruar edhe vargjet e këngës çetnike “Të gjithë janë roje”.

Figura e Mishiqit, ndërkaq, është vizatuar në një ndërtesë tjetër përballë. Bashkë me të është pikturuar edhe flamuri i Serbisë.

Qëkur autorë të panjohur kanë pikturuar muralin e Mlladiqit, katër muaj më parë, qytetarët disa herë kanë hedhur ngjyrë mbi të, por murali vazhdimisht është kthyer në gjendjen origjinale, brenda pak orësh.

Më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka bërë përpjekje ta fshijë muralin e Mlladiqit, por policia e ka ndaluar aksionin, me arsyetimin se ekziston mundësia e një konflikti midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.

Mlladiq, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, është dënuar nga Gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë