Loading…

Murat Jashari rrëfen planet për vrasjet (Video)

  • 17/03/2017 | 14:31

Murat Jashari rrëfen planet për vrasjet (Video)

Atentati i Murat Jasharit ndaj avokatit Azem Vllasi dhe dalja në skenë e Lëvizjes “Syri i Popullit” shumëkënd e ka shokuar, por kishte edhe skeptikë që nuk besonin në këtë organizim.


Madje, këto ditë kishte edhe konspiracion rreth kësaj ngjarje.

Megjithatë, RTV Dukagjini ka arritur të siguroj një video ekskluzive, ku shihet vetë Murat Jashari derisa flet dhe konfirmon të gjitha këto që ishin të pabesueshme për shumë qytetarë.

Në videon e siguruar nga Dukagjini, atentatori i avokatit Azem Vllasi, konfirmon vetë se kanë bërë listë të ekzekutimeve dhe pas çdo aksioni të tyre, opinionin publik do ta njoftojnë përmes komunikatave se për çka i kanë kryer këto ekzekutime.

Në këtë incizim, Jashari konfirmon se kanë përcjellë lëvizjet e subjekteve politike dhe jopolitike, klerikët fetarë, pushtetet lokale e qendrore dhe se do të hakmerren, siç thotë ai, ndaj të gjithë atyre që prej vitit 1981 i kanë lënë shqiptarët të paaftë të krijojnë shtet dhe familje.

https://www.youtube.com/watch?v=kpWUKjfmxaE

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë