Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të udhëhequr nga Hekuran Murati, sot ka anuluar dy tendër me vlerë mbi një milion euro, të hapur në javën e fundit të Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Metro.
Tenderi për “sigurimin fizik të objektit të MPMS” ishte hapur më 15 mars. Për këtë kontratë, Ministria kishte planifikuar 666 mijë euro. Ndërkaq, tenderi tjetër i anuluar sot nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ishte iniciuar për “shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes higjienike të objekteve të MMPS” më 22 mars.
Aresyeja e anulimit sipas Ministrisë ishte për shkak të fuzionimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
“Duke patur parasysh faktin e MPMS me rregulloren e Re të Qeverisë së Republikës së kosovës është bashkuar me Ministrinë e financave dhe tani e tutje do të jetë Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave për anulimin e kontratave./gazetametro.net