Hekuran Murati, tash ministër i Financave, dikur veç ekonomist e pastaj deputet i Vetëvendosjes, në vitin 2016 kishte bërë një postim të çuditshëm Facebook, ku në këtë rast ishin atakuar veteranët sa i përket pensioneve. Ai kishte theksuar se angazhimi i 20 mijë mercenarëve do i kushtonte më lirë Kosovës dhe s’kish qenë nevoja as t’i falënderojmë, përcjellë Gazeta Metro.
Murati kishte bërë në vitin 2016 një status të çuditshëm kundër veteranëve të luftës, ai kishte thënë se angazhimi i 20 mijë mercenarëve i kishte kushtuar lufta më lirë Kosovës, dhe se nuk do kishim pasur nevojë as t’iu themi faleminderit.
Duhet theksuar se veteranët ditë më parë kanë zhvilluar protesta para qeverisë të cilët u lanë jashtë përfshirjes në ligjin të Pagës Minimale.
Ja statusi i dikurshëm i tij:
Perderisa pagesa per veteranet po don me kalu 100 milion euro ne vit, per vitin 2016 buxheti per FSK-ne asht vec 45.1 milion euro. Per vitet 2017 dhe 2018 shkon tu ra madje, 44.8 dhe 44.6 perkatesisht.
Kta tre muj lufte te nje ushtrie guerile dojne me na dale shume ma shtrejte se ni ushtri e rregullt.
Bile edhe mercenare me pas angazhu na kish dale ma lire – 3 muj ka 2 mije euro bajne 6 mije euro per kry – 20 mije mercenare [te pergatitun ushtarakisht] kishin me na kushtue vec 120 milion euro gjithsej. Edhe as falemnderit s’kish pase nevoje me ju thane./gazetametro.net