Loading…

Murati njofton se pagat janë proceduar me rritje: Mesatarja në sektorin publik shkon në 780 euro

  • 31/01/2024 | 20:34

Murati njofton se pagat janë proceduar me rritje: Mesatarja në sektorin publik shkon në 780 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro.


Ky koeficient ishte përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024.

“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik. Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka thënë ministri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë