Loading…

Murati si zakonisht: Thotë se kanë përmbushur premtimet elektorale dhe ka rritje ekonomike

  • 29/10/2021 | 18:16

Murati si zakonisht: Thotë se kanë përmbushur premtimet elektorale dhe ka rritje ekonomike

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka folur në konferencë për media pas miratimit të buxhetit për vitin 2022, shkruan Gazeta Metro.


Murati lavdëroi rritjen ekonomike në kohën e Qeverisë Kurti, derisa shtoi se ky është ‘’vetëm fillimi i një cikli të rëndësishëm.’’

Ai tutje shtoi se kjo rritje ekonomike do vazhdojë për vitet tjera, derisa premtoi edhe mbështetje financiare për qytetarët.

E kjo sipas Muratit, tregon se Qeveria Kurti ka filluar të përmbush premtimet elektorale.

‘’ Buxheti për vitin 2022 parasheh një rritje, që në total e sjell në 2,75 miliardë euro. Këso niveli nuk ka pasur më parë, trendet e rritjes që kemi pasur qoftë ekonomike, qoftë me të hyrat buxhetore janë projektuar që ta vazhdojnë edhe në vitet në vijim. Pra rritja ekonomike pritet të mbajë ritmin që kemi parë sivjet, nuk do kemi më kthim  në ato shifrat prej 3-4%, pra paradigma ka ndryshuar sepse ka ndryshuar niveli qeverisës, rritja ekonomike e tillë do vazhdojë dhe kështu do vazhdoj edhe rritja e mbështetjes për qytetarët, për gjitha institucionet, Me këtë buxhet ne vetëm po fillojmë një cikël pozitiv, kemi arritur që shumë prej premtimeve tona elektorale dhe shumë prej planeve t’i implementojmë dhe t’i inkuadrojmë në buxhetin e vitit që vjen’’, tha Murati.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.

Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës.

Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë