Loading…

Muri dhe treni, skenarë në mes Serbisë dhe Kosovës

  • 09/02/2017 | 12:43

Muri dhe treni, skenarë në mes Serbisë dhe Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se muri në Mitrovicë e treni nga Beogradi janë skenarë.


“Muri në Mitrovicë, treni nga Beogradi, janë skenarë në mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Selimi.

Ndërkaq, ai ka potencuar se me projektin e ri, që ai e ka quajtur “barikadë të ridizajnuar”, po mbyllet qarkullimi i lirë dhe po i hapet rruga krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Me barikadën e ridizajnuar, po mbyllet qarkullimi i lirë, dhe po i hapet rruga ‘Zajednicës’”, ka shtuar Selimi.

Ndërkohë, kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur ta ruajë sovranitetin e saj, pas provokimeve të Serbisë.

Sipas tij, Qeveria arriti ta ndal trenin me parulla propaganduese e gjithashtu, me marrëveshje edhe me serbët e Kosovës, u rrënuar muri.

Ndryshe, VV’ja ka propozuar një rezolutë të re, të cilën do ta prezantojnë në fund të debatit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë