Loading…

Muri do të rrënohet, s’ka rëndësi afati

  • 31/01/2017 | 18:55

Muri do të rrënohet, s’ka rëndësi afati

31 janari ishte afati i fundit për rrënimin e murit të ndërtuar në veri të Mitrovicës, sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por muri nuk u rrëzua.


Këtë rezolutë deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, po e sheh konstruktive dhe përmbajtjesore, përderisa ka shprehur bindjet e tij që muri do të rrënohet, edhe në qoftë se tejkalohet afati i lartpërmendur.

“Komuna është kompetente ta bëj largimin e murit, kjo i është përcjellë kryetarit të komunës, ai e din. Megjithatë e di që këtë nuk do ta realizoj me vullnet, mirëpo jam i bindur që muri do të rrënohet. Unë nuk jam ithtar që të veprohet menjëherë sonte apo nesër, të vijmë me mjete, mirëpo ky mur nuk duhet të duket kështu” ka thënë deputeti Sadri Ferati, në eminsionin Info Magazine.

Ndër të tjera Ferati ka mohuar që muri ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshje të realizuar në Bruksel, përderisa vlerësoi që po bëhet politikë në lidhje me këtë çështje.

“Nuk ka pasur gabim, dhe nuk ka pasur marrëveshje për këtë. Asnjëherë nuk është diskutuar që këtu të behet një muri. Rakiq duhet të tregoj se çfarë projekti është duke realizuar”.

“Agim Bahtiri jo rrallë herë ka bërë politikë, edhe PDK-ja ka bërë politikë por asnjë shqiptar nuk e mbron këtë muri” ka thënë Ferati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë