Një mur para ndërtesës së qeverisë u ndërtua sot nga pjesëtarë të Shoqërisë Civile. Kjo është forma e protestës që po kundërshtojnë murin e ndërtuar në veri të Mitrovicës. E para këtij muri, pjesëtarë të Iniciativës Qytetare për Veprim zëvendësuan me disa shpend tre zyrtarë të qeverisë.
Me Pulën, ata simbolizuan Edita Tahirin. Për kryeministrin Isa Mustafa, ata kishin zgjedhur një gjel ndërsa për kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin një quran.
Thanë se këta negociatorë i janë nënshtruar Bashkimit Evropian dhe po tregohen frikacak e të pazotë para BE-së.
Ishte aktivisti i Iniciativës Qytetare për Veprim, Bujar Voca, i cili gjatë këtij aksioni tha se para disa ditësh kanë mbajtur aksion para zyrës së Bashkimi Evropian të cilin e konsiderojnë shkaktar për të gjitha projektet e dëmshme.
“Këta negociator i janë nënshtruar BE’së . Në negociata Edita Tahiri duket si pulë pa pendla, Isa Mustafa duket si gjel frikacak dhe Agim Bahtiri si quran që nuk flet asgjë”, tha Voca.
Korrupsioni është një faktor që po dëmton vendi, dhe i cili duhet të luftohet nga kryeministri Isa Mustafa. IQV, mendon se kjo nuk bëhet pasi vetë Mustafa duhet të hetohet për korrupsion për shkak të 75 veprave korruptive që ka në prokurori, e që ende s’kanë marrë përgjigje.
“EULEX në vend se të filloj ta luftojë korrupsionin e bërë nga Isa Mustafa, ata po na i dënojnë ushtarët e UÇK’së”, shtoi ai.
Duke e parë gjithë këtë zhvillim pjesëtarë e Shoqërisë Civile i kërkuar Qeverisë së Kosovës dorëheqjen.
“Kjo qeveri ka dështuar në luftimin e korrupsionit, me rregullu arsimin shëndetësin dhe para evrops, ne po dalim si shtet i dështuar.Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë që me u kriju një qeveri e re, ajo që nuk lshon peh karshi Serbisë”, shtoi ai./gazetametro.net