Grupi Parlamentar i AAK-së i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe ka thirrur në interpelancë kryeministrin Isa Mustafa, bëri të ditur kjo parti përmes një njoftimi për medie.
Interpelanca ka të bëjë me ndërtimin e murit përbri Lumit Ibër. AAK do të kërkojë përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, duke mos përjashtuar as vetë kryeministrin Mustafa, si dhe ministren për Dialog, Edita Tahiri.