Loading…

Muri në Veri është ndërtuar nga grupet ilegale

  • 23/12/2016 | 20:24

Muri në Veri është ndërtuar nga grupet ilegale

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se muri në Veri është ndërtuar nga grupet ilegale dhe me dirixhime e Serbisë.

Ajo ka thënë se i takon të njoftoj se marrëveshja e Brukselit për rivitalizim të urës nuk ka paraparë mure dhe se është absurde të mendohet një gjë e tillë, pasi që siç ka thënë Tahiri, muret sjellin trauma tek populli.

Ministrja Tahiri ka shtuar se ky mur do të hiqet sepse është kundër ligjit, marrëveshjes në Bruksel dhe interesave shtetërorë.

Më tej, ajo ka treguar se të gjithë janë të bashkuar kundër murit, jo vetëm ligji po edhe vullneti i gjithë spektrit politik dhe i qytetarëve.

Prandaj, Tahiri ka treguar se muri do të hiqet sepse vullneti politik e përcakton ligjin.

Ministrja ka thënë se për çështjen e murit ka unitet të gjithë spektrit politik dhesë ajo dëshiron që ky unitet të reflektojë edhe në çështje të tjera politike.

Udhëheqësja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ka thënë se me anë të këtyre negociatave janë hequr shumë barrikadat të mëparshme dhe janë shthurur strukturat paralele.

Sipas Tahirit, policia paralele në Veri është njëra ndër shthurjet e paralelizmit që është bërë dhe kjo mund të verifikohet me anë të dokumenteve që ministrja ka thënë se i posedon në zyrën e saj, e cila është e hapur për të gjithë ata që nuk besojnë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë