Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e sheh si mungesë të një debati të thellë pozitë-opozitë sa i përket çështjes së demarkacionit
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu e sheh si mungesë të një debati të thellë pozitë-opozitë sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
”Nuk shkohet me egërsi dhe rrah gjoksin numrash,  por shkohet me logjikë”, thotë presidenti Sejdiu në një intervisët për RTV 21.
Ish-presidenti Sejdiu komentoi edhe ndërtimin e murit në veri të vendit dhe nevojën për një format të ri të dialogut me Serbinë.
”Nga ajo që del figurtivisht, muri nuk është lidhje, por ndarje mes popujve”, shtoi Sejdiu.
Ai tha edhe se nevojitet një diskurs i ri për vendësit dhe faktorin ndërkombëtar sa i përket kësaj çështjeje./gazetametro.net