Loading…

Muri nuk ka qenë në projekt, e kemi lajmëruar Brukselin

  • 06/12/2016 | 23:35

Muri nuk ka qenë në projekt, e kemi lajmëruar Brukselin

 Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se muri që ka nisur të ndërtohet në anën veriore të Mitrovicës nuk ka qenë në projektik e dakordësuar të rivitalizimit të urës.

Ai ka deklaruar se për këtë cështje ka lajmëruar Brukselin zyrtar, ndaj është duke pritur të mërkurën që një ekip nga atje të vijë për të përcjellë këtë zhvillim.

“Është një projekt i Bashkimit Europian dhe cdo lëvizje nga ai projekt duhet rrënuar. Projekti i rivitalizimit të urës është i punuar në mënyrë perfekte. Ata e kanë nisur një mur sepse e kanë nisur rregullimin e sheshit në atë anë. Por unë e kam lajmëruar BE-në, sepse kjo gjë nuk ka qenë e planifikuar. Kështu që shikojmë me ekipin që vjen nga Brukseli”.

“Shpresoj shumë se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Nuk kam mundur të takohem me kryetarin e Mitrovicës Veriore, por jam duke e pritur ekipin nga Brukseli”.

ura1 ura2 ura3

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë