Loading…

Muri në veri si presion për themelimin e Asociacionit?

  • Nga

  • 10/01/2017 | 17:33

Muri në veri si presion për themelimin e Asociacionit?

Çështja e ndërtimit të murit në Veri dhe inistimi i Bogradit për themelimin e Asociacionit mund t’i ngrijë raportet mes Kosovës dhe Serbisë.


Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar sëfundi se pret rinisjen e angazhimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në fillim të këtij viti.

Teksa janë pyetur për ultimatumin e Serbisë, që deri më 15 shkurt të nisë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, nga zyra e Mogherinit vetëm kanë kujtuar zotimet që kanë dhënë të dyja palët në procesin negociator.

Por zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë përjashtuar mundësinë që të fillojë puna rreth Asociacionit, përderisa në veri ekziston muri ndarës, i vendosur nga autoritetet lokale të Mitrovicës Veriore.

Analistët politik, vlerësojnë se ndërtimi i murit në Veri, është çështje teknike e sajuar nga Beogradi, e cila mund të jetë bërë me qëllim për të rritur presionin rreth Asociacionit.

Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruat se muri mund të jetë shkas me qëllim që t’ju jepet presion institucioneve të vendit që të themelojnë Asociacionin.

Mushkolaj ka theksuar se muri është ilegal i cili duhet rrënuar nga Autoritetet kosovare, ndërkaq duhet themeluar Asociacionin sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërtimi i murit edhe mund të jetë bërë me qëllim që të shtohet presioni për themelimin e Asociacionit, por, krijimin e Asociacionit Prishtina e ka përgjegjësi, ndërkaq muri nënkupton cenim të integritetit të territorit të vendit. Autoritetet kosovare duhet ta rrënojnë murin, sepse është ilegal, ndërkaq duhet edhe të themelojnë Asociacionin  sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet lejuar që Beogradi ta diktojë agjendën e institucioneve të Kosovës”, ka thënë thënë Mushkolaj për Gazetën Metro.

Por njohësi i procesve politike Belul Beqaj, mendon se çështja e Asociacionit vështirë se mund të shkoj sipas sygjermimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë për Gazetën Metro, se institucionet e Kosovës do të përballën në mënyrë të theksuar rreth implementimit të Statutit  të Asociacionit, pasiqë sipas tij Serbët  do të insistojnë në krijimin e kompetencave ekzekutive.

“Muri është më tepër çështje teknike që e ka sajuar Serbia për nevoja politike, ndërsa çështja Asociaiconit do ti ketë dy probleme vështirë të përballueshme. Në njërën anë, harmonizimin e Statutit sipas sygjerimeve të Gjykatës kushtetuese. Së dyti ,është vështirë e kuptueshme se Serbët do të pranojnë ato sugjerime duke insistuar në krijimin e kompetencave ekzekutive te Asociacionit”, ka përfunduar Beqaj.

Ndërsa vazhdon inistimi i ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, i cili ka përsëritur se planifikon që, nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë