Loading…
Muric bëhet me skuadër të re, Guardiola i jep lejen
  • 13/06/2019 | 10:46

Muric bëhet me skuadër të re, Guardiola i jep lejen

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, pritet që shumë shpejt të bëhet me skuadër të re, transmeton Gazeta Metro.


Arijanet Muric, sipas të gjitha gjasave do t’i thotë lamtumirë kampionit anglez. Portieri i ri i Kosovës nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te “Qytetarët” dhe është duke menduar largimin.

Mirëpo, Pep Guardiola nuk dëshiron që ai të largohet përfundimisht, por vetëm në formë huazimi.

Për 20 vjeçarin interesim ka shprehur skuadra nga Championship, Nottingham Forest.

Madje, në ndeshjen e fundit që Kosova e luajti ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikime për “Euro 2020”, Martin O’Neill dhe trajneri i portierëve të Nottingham Forestit, Seamus McDonagh, u panë në tribunat e stadiumit në në Sofje të Bullgarisë, duke nënkuptuar se një transferim i tillë mund të ndodhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë