Loading…

Muriq ka një premtim të madh për tifozët e Kosovës pas lojës me Anglinë

  • 11/09/2019 | 13:57

Muriq ka një premtim të madh për tifozët e Kosovës pas lojës me Anglinë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq ka bërë një reagim të ri pas takimit me Anglinë.

Arijanet Muriq, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin në ndeshjen kundër Anglisë, por krenar me arritjet e Kombëtares së Kosovës.

Muriç priti një penallti nga Harry Kane në paraqitjen pozitive të Kosovës në pjesën e dytë duke u rikthyer nga disavantazhi 5:1 për ta përfunduar takimin në 5:3.

“Shumë krenar me skuadrën dhe më sa shumë kemi arritur si komb. Jemi të zhgënjyer që s’e morëm rezultatin që e deshëm dhe ndienim se mund të kishin bërë më shumë”, shkruan Muriq.

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund dhe do të përmirësohemi ashtu siç kemi bërë për çdo ndeshje deri më tani. Faleminderit tifozëve për mbështetjen. JU VLERËSOJMË”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë