Loading…

Muriqi pas golit ndaj Liverpoolit: Kjo është madhështia e Fenerbahces

  • 04/11/2026 | 22:45

Muriqi pas golit ndaj Liverpoolit: Kjo është madhështia e Fenerbahces

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.


Skuadra turke përmbysi rezultatin nga 1-2 në 3-2, me Muriqin që shënoi golin e fitores, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua në vendin e Romelu Lukakut.

Pas ndeshjes, Muriqi i ka falënderuar tifozët dhe shpreson se ky triumf të jetë “pikë kthese” për Fenerin.

“Jam shumë i lumtur. Ky gol është dhuratë për tifozët. Po kalojmë disa kohë të vështira. Iu treguam sa e madhe është Fenerbahce”.

“Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem. Kjo është madhështia e Fenerbahces. Sinqerisht i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”, shtoi Muriqi.

Muriqi edhe pse u inkuadrua vonë, mori një notë nga “Sofascore” prej 7.5, e cila ishte ndër më të lartat.

Ndërkohë, Muriqi do të luajë edhe në vikend me Fenerbahcen para se të udhëtojë për në Kosovë për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë