Loading…

Muriqi përlotet pasi mposhti Real Madrid, shokët e nderojnë e i kushtojnë golin Kosovës

  • 04/04/2026 | 19:16

Muriqi përlotet pasi mposhti Real Madrid, shokët e nderojnë e i kushtojnë golin Kosovës

Ishte vet llogaria e La Liga që publikoi xhirimin prekës të sulmuesit kosovar pas ndeshjes që ishte i prekur pas golit. Në xhirim shihet bashkëlojtari që i afrohet e bërtet “Për Kosovën”, transmeton Gazeta Metro.


“Lotët e Vedat Muriqit janë të të gjithëve në Mallorca”  shkruante La Liga në rrjete sociale. Por ajo që shqiptarëve u bie në sy është respekti që kanë bashkëlojtarët e tij për Vedatin.

Ishte Johan Mojica që ju afrua dhe në përqafim ishte ai që bërtiste dhe dedikonte golin e fitores nga Muriqi për Kosovën që u mposht nga Turqia rishtas.

Pas ndeshjes Muriqi nuk u përmbajt dhe shprehu zhgënjimin e tij dhe dhimbjen pas një periudhe të rëndë.

“Kanë kaluar dy javë… megjithëse mund të dukem i ashpër dhe i shëmtuar nga jashtë, edhe unë jam njeri. Ndonjëherë nervat dhe emocionet më mposhtin. Sapo kam humbur një penallti, pastaj kam humbur në playoff, kam humbur Kupën e Botës, ëndrrën më të madhe të jetës sime. Dhe papritmas, një gol fantastik. Faleminderit shumë, tifozë, e vlerësoj mbështetjen tuaj, më bën të lumtur. Do të vazhdojmë të luftojmë për Mallorca”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë