Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e të shtunës kundër Osasuna. Jo që i siguroi një pikë të vlefshme me dy golat e tij por mahniti publikun me shkathtësinë e tij, transmeton Gazeta Metro.
Sulmuesi kosovar realizoi dy gola kundr Osasuna në superioren e Spanjës, duke regjistruar kështu 18 gola personal.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 2.
Ky ishte goli i 18-të sezonal për sulmuesin kosovar, i cili po kalon një formë shumë të mirë këtë edicion. Përtej pritjeve për të.
RCD Mallorca gjendet e 18 në La Liga me 25 pikë të mbledhura dhe nuk mund të thuhet se e ka të sigurt mbijetesën në ligën e parë spanjolle./gazetametro.net