Loading…

Musaka nga buka bajate: Nga jashtë kërcëlluese, brenda e njelmët dhe e butë

  • 30/10/2021 | 09:02

Musaka nga buka bajate: Nga jashtë kërcëlluese, brenda e njelmët dhe e butë

Pas kësaj recete, jemi të sigurt që gjithnjë e më rrallë do të gatuani atë musakanë standarde me patate.

Përbërësit:

▪ 500 g mish i bluar,
▪ gjysmë buke bajate,
▪ 4 vezë,
▪ 100 ml qumësht,
▪ 1 qepë,
▪ 200 g kaçkavall,
▪ 1 lugë erëza të përziera,
▪ vaj,
▪ kripë, piper i zi i bluar.

Përgatitja:

Në tiganin me vaj të nxehur fërgojmë qepën e grirë imët. Shtojmë mishin e bluar, i qesim kripë dhe piper.

Në enën e qeramikës së lyer me vaj radhisin disa copëza buke. Copëzat e mbetura i presim dhe i radhisin në enë, ashtu që tërë fundi të mbulohet me bukë.

Qesim përbërjen e mishit të bluar dhe radhisin bukën e mbetur.

Thyejmë vezët, shtojnë një lugë erëza të përziera dhe i tundim. Shtojmë qumështin dhe ua qesim sipër copëzave të bukës.

Musakanë e ngrohtë e presim në copëza dhe e shërbejmë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë