Loading…

Mushkolaj: Deklarata e Lutfi Hazirit normale, kryeministri kalon nga zyra e LDK’së

  • 05/11/2019 | 10:04

Mushkolaj: Deklarata e Lutfi Hazirit normale, kryeministri kalon nga zyra e LDK’së

Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar se deklarata e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri janë normale se emri i kryeministrit kalon nga zyra e LDK’së, transmeton Gazeta Metro.


Mushkolaj ka thënë se pa u pajtuar edhe LDK’ja natyrisht se nuk mund të krijohet koalicioni me VV’në.

“Deklarata e Hazirit mund të tingëllojë si një kërcënim por është diçka normale. Natyrisht ne po flasim për një koalicion qeveritar dhe pa u pajtuar LDK-ja natyrisht se nuk mund të krijohet koalicioni”.

Ai ka thënë se nuk e sheh si një deklaratë kërcënuese pasi thotë se Haziri në vazhdim ka bërë deklarata të tilla.

“Zoti Haziri me këto deklarata po mundohet ‘me një gurë të vrasë dy zogj’. Ai do të tregojë forcën ndaj VV-së por edhe dëshiron të tregojë forcën brenda LDK-së ndaj njerëzve të ri që kanë fituar shumë vota”, tha ai./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë