Loading…

Mushkolaj: Në këto zgjedhje mund të ketë bllokadë, PAN’i mund të përçahet

  • 09/06/2017 | 19:01

Mushkolaj: Në këto zgjedhje mund të ketë bllokadë, PAN’i mund të përçahet

Derisa sot përfundon fushata zgjedhore, analistët politik vlerësojnë se kjo do të jetë një garë interesante, nga e cila mund të dalin rezultatet befasuese.


Analisti Imer Mushkolaj ka pohuar për KosovaPress se pas zgjedhjeve mund të ketë bllokadë dhe se nuk do të jetë i lehtë krijimi i institucioneve, pasi që asnjëri subjekt, nuk do të arrijë të krijojë Qeverinë, meqenëse nuk do ta ketë shumicën e mjaftueshme.

“Sa më shumë që po ofrohet dita e zgjedhjeve, natyrisht se edhe parashikimet po bëhen gjithnjë e më të vështira, duke e parë edhe rrjedhën e fushatës, mobilizimin e subjekteve të veçanta politike në fushatë, kështu që unë besoj që rezultati do të jetë i atillë, që secili subjekt që do të fitojë më së shumti vota, nuk do të jetë në gjendje ta krijojë Qeverinë, për shkak se nuk do ta ketë shumicën e mjaftueshme. Sa i përket përfshirjes së serbëve në institucione, nuk është si në zgjedhjet e kaluara situata, kur ka qenë Lista serbe njëfarë forme, ata kanë shkuar bllok dhe janë bërë bashkë me koalicionin, respektivisht me partnerët e koalicionit nga partitë shqiptare. Kësaj here kemi përçarje të thella në mesin e serbëve të Kosovës, kështu që edhe kjo është problematike. Fatkeqësisht unë pres të ketë bllokadë në kuptimin që nuk do të jetë i lehtë krijimi i institucioneve”, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk përjashtohet mundësia që koalicioni PDK-AAK-Nisma të përçahet.

“Duke pasur parasysh pastaj dhe mënyrën se si janë krijuar këto koalicione, dy koalicionet ai rreth PDK-së dhe ai rreth LDK-së, të paktën sa i përket koalicionit të PDK-së, nuk duhet përjashtuar mundësia që të përçahet… Përnjëmend gjithçka është vështirë për t’u parashikuar, mund të ketë befasi natyrisht, nëse në fillim të fushatës kemi thënë teknikisht koalicioni rreth i PDK-së është në përparësi kogja të madhe me vota, duke u bazuar në numrin e votave, që janë marrë në zgjedhjet e kaluara. Tash nuk mund të themi ashtu për shkak se ka pasur lëvizje të shumta gjatë fushatës, por në anën tjetër, nuk duhet me harru që dhe në këtë tre vjetshin e koalicionit PDK-LDK kanë ndodhur gjëra të shumta, në kuptimin e atyre që duhet me ndiku tek njerëzit, për me vendos se për cilën parti të votojnë, por me këto koalicione janë shkaktuar pakënaqësi po ashtu dhe në mes të militantëve të këtyre partive”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë