Loading…

Mushkolaj: PDK nuk do të bie nën kotën e 20 deputetëve, do të del më mirë se LDK

  • 16/01/2021 | 10:03

Mushkolaj: PDK nuk do të bie nën kotën e 20 deputetëve, do të del më mirë se LDK

Analisti Imer Mushkolaj thotë se PDK ka një mobilizim të madh në terren.

Ai në “Debat Plus” thotë se viktimizimi i PDK-së për shkak të procesit në Hagë do t’i ndihmojë për të ruajtur votën deri në një masë.

“Megjithatë mungesa fizike e Thaçit dhe Veselit do të ketë më shumë efekt negativ në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se PDK do të del më mirë se LDK në zgjedhje edhe për shkak të strukturës së votuesve që ka.

“Besoj se PDK do të arrijë të ruaj shumicën e elektoratit të saj. PDK nuk do të bie nën 20 deputetë. Një pjesë të madhe të elektoratit PDK e ka klienteliste. Një pjesë e njerëzve nuk e duan ndryshimin dhe ata duan të ruajnë pozitat që kanë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë