Analisti Imer Mushkolaj është kthyer në arkiv të deklaratave të Ramush Haradinajt, kur ky i fundit kishte qenë në opozitë.
E atëherë, saktësisht më 16 dhjetor të vitit 2014, Haradinaj kishte deklaruar se me këtë gjendje ekonomike që e ka Kosova e me këtë Qeveri të madhe, Ministritë nuk kanë nevojë për më shumë se një zëvendësministër.
Në qeverisjen Haradinaj nuk raportohet për rritje të lartë ekonomike, por numri i Ministrive është rritur, e numri i zëvendësministrave është më i lartë se asnjëherë më parë. Ka shkuar në më shumë se 70.
“M’kujtohet si sot, para katër vjetësh, kur Ramushi thojke që ministritë nuk guxojnë me pasë ma shumë se nji zëvendësministër. Vakt, o vakt!”, ka shkruar Mushkolaj.
Më poshtë lexoni deklarimin e Haradinajt, të cilin e ka shkëputur Mushkolaj.