Analisti politik, Imer Mushkolaj, i ka kërkuar opozitës që nëse me të vërtet ujdia e Ohrit qenka “akt tradhtie” atëherë duhet të organizohen dhe të pengojnë që e keqja të eliminohet, shkruan Gazeta Metro.
Mushkolaj i përmendi deklaratat e opozitës për marrëveshjen Kurti-Vucic në Ohër, dhe i kërkoj atyre të ndërmarrin masa.
Se nëse opozita nuk bëjnë gjë, sipas tij zhargoni politik i opozitës del të jetë “fallc” ose farsë”.
Postimi i plotë:
Opozita në parlament po thotë se marrëveshja e pranuar nga Kurti është e dëmshme, madje po e cilësojnë edhe si akt tradhtie. Por, këto parti nuk po ndërmarrin asgjë që ajo të mos zbatohet. Nëse marrëveshja është më e keqja ndonjëherë për Kosovën, atëherë nuk mjafton që partitë opozitare veç të japin opinione e të analizojnë situatën. Për këtë punë janë analistët. Duhet të organizohen, për ta penguar të keqen. Ndryshe, gjithçka tingëllon fallc dhe farsë./gazetametro.net