Loading…

Mushkolaj thotë se këshilltari i kryeministrit, ka propozuar haraç për qytetarët |FOTO/VIDEO

  • 22/08/2018 | 19:19

Mushkolaj thotë se këshilltari i kryeministrit, ka propozuar haraç për qytetarët |FOTO/VIDEO

Analisti Imer Mushkolaj ishte njëri nga ata që foli në protestën e organizuar nga Shoqëria Civile për dorëheqjene kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe  fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit, transmeton Gazetametro.net.


Ai kritikoi Ramush Haradinajn dhe partitë në koalicionin qeverisës derisa protestuesit vazhdonin brohorimat “Poshtë qeveria”, “Ramush hajni”, ‘’Shteti është i joni, jo i Qeverisë’’.

Mushkolaj u mor edhe me këshilltarin e HaradinajT, Ilir Tolajn, i cili kishte propozuar taksë simbolike për qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në luftë. Mushkolaj e ka quajtur një gjë të tillë si “haraç” për qytetarët.

“Lumezi nuk udhëhiqet nga Lumezi por nga politika, i cili i pengon dhe i kërcënon ata, Lumezi duhet të shkoj në shtëpi, nëse ai nuk mund të vendos vet për fatin e tija atëherë i ndihmojmë ne”, ka thënë Mushkolaj në protestë.

Ndërkohë, Protesta u mbajtë pasi prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, akuzoi Kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të UÇK-së./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë