Loading…

Musk prezanton ‘bishën’ e re, Tesla Roadsterin që fluturon në ajër

  • 16/10/2026 | 12:25

Musk prezanton ‘bishën’ e re, Tesla Roadsterin që fluturon në ajër

Elon Musk ua ka prezantuar fansave Tesla Roadsterin e ri me një demonstrim që zor se besohet pa e parë me sy, transmeton Gazeta Metro.


Vetura elektrike u shfaq duke bërë manovra të çmendura, në një prezantim ku Musk donte t’i bindte të gjithë se ajo që po shihnin nuk ishte inteligjencë artificiale.

Në demonstrimin e parë, Roadsteri u ngjit në një rampë të lartë, u kthye përmbys dhe më pas u lëshua në ajër, duke bërë një rrotullim të plotë para se të ulej përsëri në tokë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në demonstrimin e dytë vetura u hodh mbi disa Tesla të tjera, duke bërë një manovër të ngjashme me “kickflip”-in.

“Na duhet një publik për të vërtetuar se nuk është inteligjencë artificiale. Kështu që, ju mund t’u tregoni të tjerëve se e keni parë me sytë tuaj. Sepse atë që do të shihni me sytë tuaj, nuk do ta besoni”, tha Musk para të pranishmëve. Sipas Lars Moravyt, zëvendëspresidentit të Teslas për inxhinierinë e automjeteve, sekreti qëndron te një sistem thithjeje me ventilator në pjesën e poshtme, që krijon forcën e nevojshme për ta mbajtur veturën në lëvizje edhe përmbys.

Roadsteri pritet të jetë një prej projekteve më ambicioze të Teslas dhe kompania tashmë po pranon rezervime për të, në tri versione, Performance, Thrust dhe Rocket.

Musk, megjithatë, e bëri të qartë se kjo nuk është medoemos një veturë ku siguria është përparësia kryesore, sidomos kur bëhet fjalë për manovra të tilla ekstreme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë