Loading…

Musliu akuzon ministrin Murati: Je mashtrues recidivist, ke mashtruar mërgimtarët

  • 27/10/2022 | 12:46

Musliu akuzon ministrin Murati: Je mashtrues recidivist, ke mashtruar mërgimtarët

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mashtrim të mërgimtarëve në lidhje me polisat kufitare.


Ajo ka thënë se mërgimtarëve i është premtuar se pagesa për polisë kufitare dhe rimbursimi bëhet online, por se sipas Musliut, mërgimtarët janë duke pritur në zyre në Prishtinë për ta bërë pagesën.

“Jo vetëm që je mashtrues ministër, por je mashtrues recidivist, ju i keni mashtruar mërgimtarët tanë, sepse u keni thënë se do i heqim polisat, nuk do të paguani fare dhe tani i keni mashtruar sepse as tetë përqind nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësuar me 100 e një mijë kushte, jo duhet me pas kredit kartelë të këtuhit, ata duhet krejt pushimin që e kanë prej 3 javë ditësh me e kalu në zyret e Qeverisë, në banka dhe tek Byroja e Sigurimeve, prandaj je mashtrues, gjema një emër tjetër për mashtrues dhe unë do ta them, por unë nuk njoh fjalë tjetër përveç mashtrues. I keni mashtruar gurbetçarët dhe kjo është fakt”, tha Musliu.

Murati tha se fjalori i tillë dhe akuza të tilla nuk përkojnë me vendin ku jemi, “aq më tepër kur janë të pabaza, janë dezinformata ato se duhet të shkojnë në zyre për të paguar”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë