Loading…

Musliu: Dardan Sejdiu që nënën e kishte gjyqtare të Milloshevicit nuk e do Veselin për kryetar

  • 12/07/2017 | 21:39

Musliu: Dardan Sejdiu që nënën e kishte gjyqtare të Milloshevicit nuk e do Veselin për kryetar

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, nënkryetarit të Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, i cili të mërkurën gjatë ditës ka dekkaruarvse lideri i PDK’së, Kadri Veseli nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.


Musliu ka thënë për Sejdiun, se nënën e ka pasur gjyqtare të sistemit serb, deri në vitin 1999.

Statusi i plotë i Musliut në Facebook:

Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!?

Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” (baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!?

Populli im, sa çudi kjo VV, ka mbledhë në fronte tërë këtë soj të këtyre njerëzve “patriot”! !!!!

Ama patriot!

Këta, për ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, vec e dojnë me nostalgji bashkimin e madh … sovjetik!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë