Loading…

Musliu e lut Mulla Osmanin: Shkruaj hajmali Dejona Mihalit, i ka hy në kry Sami Lushtaku

  • 16/06/2026 | 10:59

Musliu  e lut Mulla Osmanin: Shkruaj hajmali Dejona Mihalit, i ka hy në kry Sami Lushtaku

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shtruar një kërkesë interesante ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.


Ish-deputetja ‘luti’ Mulla Osmanin që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, të njëjtës i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, Musliu thotë se Mihalit po i del edhe në ëndërr Lushtaku.

E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.
Ky reagim i Musliut vjen pas përmendjes së herëpashershme të Lushtakut nga Mihali.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë