Loading…

Musliu, Gërvallës: Heshtët kur para botës homologu juaj serb e quajti UÇK’në organizatë terroriste

  • 06/05/2021 | 11:01

Musliu, Gërvallës: Heshtët kur para botës homologu juaj serb e quajti UÇK’në organizatë terroriste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur akuza të rënda ndaj Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shkruan Gazeta Metro.


deputetja e PDK-së tha se kryediplomatja ka heshtur edhe kur diplomati serb e quajti UÇK-në organizatë terroriste.

“Zonja ministre fatkeqësisht sot e kemi Gjykatën Speciale që po e akuzon Kosovën për krime lufte derisa Serbia e ka përmbyll këtë kapitull me Gjykatën e Hagës. Homologu juaj serbë para syve të botës i’u drejtua me një varg akuzash e që ja u quajti UÇK-në organizatë terroriste dhe disa akuza të pavërteta sa i përket Gjykatës Speciale. Ju heshtët”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi e përmendi edhe deklaratën e Gërvallës ku i përmendi krimet e Gjermanisë naziste edhe ndaj Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë