Loading…

Musliu për Kurtin: Tendenca e vetme e tij ka qenë instalimi i një sistemi totalitar në Kosovë

  • 09/03/2026 | 20:10

Musliu për Kurtin: Tendenca e vetme e tij ka qenë instalimi i një sistemi totalitar në Kosovë

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, drejtoi kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell Gazeta Metro.


Gjatë një paraqitjeje në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Musliu deklaroi se Kurti, sipas saj, po synon instalimin e një sistemi totalitar në vend.

“E përshëndes çdo herë shkuarjen në zgjedhje, jo unë, por Partia Demokratike para instalimit të një sistemi totalitar në Kosovë. Tendencat e Albin Kurtit, mënyra se si e ka manipuluar skenën politike, mënyrën se si e ka kapur skenën politike, kërkesa ose mendësia e vetme ka qenë që në Kosovë të instalohet një sistem totalitar dhe ju e dini se çka është sistemi totalitar, ndoshta është mirë që t’ju ndihmojmë qytetarëve që ta kuptojnë këtë tendencë të Albin Kurti”, deklaroi Musliu në Klan Kosova.

Sipas deputetes së PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje njihet më së shumti për propagandë dhe për bllokada politike, duke shtuar se këto janë veprimet që, sipas saj, kjo parti i përdor më shpesh në skenën politike në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë