Loading…

Musliu-Shoshi i shoshiti: Kurti e ka përjashtuar Gërvallën nga kabineti si duket

  • 29/03/2023 | 12:54

Musliu-Shoshi i shoshiti: Kurti e ka përjashtuar Gërvallën nga kabineti si duket

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka shtruar një sfidë për publikun duke i pyetur nëse ka Kosova diplomaci pasi nuk po e shohim atë të veprojë. Ajo shtoi ca thumba tutje për kryeministrin Albin Kurti që ose po e toleron ministren Donika Gërvalla të flejë gjumë ose e ka përjashtuar nga kabineti.


Sipas saj,ministria e udhëhequr prej ministres Donika Gërvalla është kapur dhe po ngulfatet nga katër-pesë persona, “ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje”.

Madje, Shoshi pretendoi se “”Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti”.

Ajo u shpreh se në një kohë të rëndësishme për Kosovën, pesë shtetet mos-njohëse të BE-së ndaj Kosovës, po deklarohen se qëndrimi i tyre ndaj vendit tonë ka mbetur i njëjti.

Ligjvënësja opozitare theksoi se anëtarësimi nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion, kurse shtoi se ambasadat tona kanë mbetur gjysmë të zbrazura.

“Në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike: – Shtete jo njohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qendrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti. – Antarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion. – Ambasadat tona kanë mbetur gjysëm të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë”, shkroi ajo në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë