Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi ka shkruar se arsyeja që Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, është diplomacia e fjetur e jo e heshtur, shkruan Gazeta Metro.
“Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë!
Sot u konfirmua që ne nuk NUK jemi pjesë e agjendës formal në këtë takimin.
Rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e për anëtarësim në KE! Pra nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.
Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës formale në takimin e zv.Ministrave që mbahet në Strasburg me datë 1 qershor 2022!”, ka shkruar Shoshi në Facebook.