Loading…

Mustafa: Besojmë shumë që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës

  • 05/06/2021 | 08:16

Mustafa: Besojmë shumë që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës

Kryestari i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se shpreson që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të flitet edhe për shqiptarët e Luginës, duke thëne se ashtu si i takon Vuçiqit të merret me serbët e Kosovës, pse të mos i takojë edhe Kurtit të merret me problemet e shqiptarëve të Preshevës.


“Aq sa angazhohet Vuçiq për veriun e Kosovës, në atë shkallë duhet të angazhohet edhe lidershipi shqiptar. Është momenti i fundit që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të përfitojnë nga ky dialog në menyrë që edhe ata nesër të ndihen të lirë”.

“Gjithçka që kërkon Beogradi për serbët në Kosovë, pse të mos kërkojnë në proporcionalitet edhe autoritet e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë, në interes të shqiptarëve të Luginës”.

Mustafa u shpreh se për shkak të represionit që po ushtron Qeveria e Beogradit ndaj tyre, çdo ditë e më shumë shqiptarë po largohen nga Lugina, duke e përmendur se në Medvegjë Serbia ia ka arritur qëllimit pasi kanë mbetur shumë pak shqiptarë aty.

Po ashtu, ai akuzoi Serbinë se po mundohet që shqiptarët atje t’i bëjë të padukshëm duke i shlyrë nga regjistrat civil dhe se sipas tij është momenti i fundit që Medvegja, Presheva e Bujanoci t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

“Ne besojnë shumë që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës”, u shpreh i bindur Mustafa gjatë intervistës në Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë