Loading…

Mustafa e Rama takohen nesër me Vucicin

  • 15/03/2017 | 16:46

Mustafa e Rama takohen nesër me Vucicin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, që do të zhvillohet nesër në Sarajevë.


Në këtë takim, ku pritet të jenë të pranishëm homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme, njofton Qeveria e Kosovës, përcjell gazetametro.net

Ky takim, mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë.

Për më tepër, në këtë takim pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri serb, Aleksandar Vucic, i cili pak ditë më parë kishte deklaruar se është i gatshëm që të bisedojë si me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, poashtu edhe me atë të Serbisë, Isa Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë