Kryeministri Isa Mustafa, po vlerëson se me qeverisjen e tij, në këto dy vite ësthë vendi ka shënuar sukses të rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka premtuar zhvillim edhe më të madh në pjesën tjetër të mandatit të tij qeverisës.
“Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik. Dy vite të këtij mandati i shënuam me rritje të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike, me ulje të papunësisë së përgjithshme, me fuqizim të sektorit privat të ekonomisë”.
“Aprovuam Ligjin për Trepçën, Ligjin për Investime Strategjike, e kaluam fazën e parë të reformave fiskale dhe po e përmbyllim shumë shpejtë fazën e dytë të këtyre reformave. Siguruam ndryshimet e Ligjit për Veteranët dhe plotësuam kërkesat për vazhdim në programin e FMN-së”.
Kryeministri ka paralajmëruar operacionalizimin e investimit të Termocentralit Kosova e Re, si dhe gjetjen e investitorëve për Brezovicën.
“Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro. Do të gjejmë edhe investitor për Brezovicën. Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe Agjendën e Reformave Evropiane. Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre”.
“E gjithë kjo siguron një rritje të fuqishme ekonomike sidomos në vitet në vijim. Duhet tu gëzohemi sukseseve tona por të synojmë edhe më shumë”, ka shkruar kryeministri Mustafa. /gazetametro.net