Loading…

Mustafa flet për moscertifikimin e Kurtit: Ai duhet të zbatoj dhe respektoj ligjin

  • 24/01/2021 | 20:47

Mustafa flet për moscertifikimin e Kurtit: Ai duhet të zbatoj dhe respektoj ligjin

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, në një debat televiziv ka komentuar në lidhje me moscertifikimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa tha se Kurti duhet të respektoj e zbatoj ligjin, pasi atë e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Dhe nëse ligji nuk lejon certifikimin e një deputeti, atëherë kjo nuk do ndodh.

“Mendoj që ëdo njëri nga ne duhet të respektoj ligjin. Ligj është ai që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Nuk shoh mundësi që dikush të jetë kandidat i certefikuar për deputet nëse ligji nuk e lejon atë. Nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues legjislativit ai i cili ka shkelur ligjin. Kurti duhet të zbatoj ligjin”, ka thënë Mustafa në RTK./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë