Kryeministri Isa Mustafa, sërish ka folur për rritje të pagave për sektorin publik.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë kjo rritje e pagave ka si bazë rritjen ekonomike, e cila sipas tij, ëshët më e madhja në rajon.
“Në mbledhjen e Qeverisë kërkova të përgatitet rritja e pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë. Kemi treguar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, stabilitet buxhetor dhe disiplinë shembullore financiare”. /gazetametro.net