Loading…

Mustafa i ankohet Mogherinit: Serbia po na bllokon përmes Listës Serbe

  • 04/03/2017 | 11:27

Mustafa i ankohet Mogherinit: Serbia po na bllokon përmes Listës Serbe

Kryeministri Isa Mustafa, në konferencën e përbashkët për media me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, ka bërë të ditur të ja ketë thënë asaj shqetësimet lidhur me problemet që Serbia po ja shkakton Kosovës.


Mustafa i ka thënë Mogherinit se “kemi pengesa nga Serbia, dhe deputetët serbë në Kosovë të cilët dirigjohen drejtpërdrejtë nga Beogradi”, raporton gazetametro.net.

Kreu i ekzekutivit kosovar, ka thënë se është vet Serbia ajo që po pengon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“ Serbia po pengon këta deputetë dhe disa ministra që të kthehen në institucionet e Kosovës, gjë që po mban peng disa procese, siç është procesi i fillimit të hartimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të cilin ne jemi të interesuar që në çdo moment të fillojmë të hartohet, dhe të implementojmë atë marrëveshje që ne e kemi nënshkruar në Bruksel”.

“Për këtë kërkuam edhe mbështetjen e Bashkimit Europian, që të ndikojnë te serbët që ata të kthehen në institucione, dhe këto procese t’i çojmë përpara”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë