Loading…
Mustafa i del në mbrojtje Kurtit, e quan profet dhe manipulues Shpend Ahmetin
  • 12/02/2019 | 13:58

Mustafa i del në mbrojtje Kurtit, e quan profet dhe manipulues Shpend Ahmetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ironizon me lajmin se  Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka paditur Vetëvendosjës duke e quajtur si lajmi i ditës, transmeton Gazeta Metro.


Mustafa i ka krahasuar deklaratat e tij me ato se cfarë shkruhen në Librin e Shenjtë fetarë.

“Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë. Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës, ka të drejtë të akuzoj të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund”, ka shkruar Mustafa.

Ish kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, e ka quajtur Shpend Ahmetin, një manipulant, për të cilin thotë se duhet të padisë edhe veten për manipulimet që i bëri për të ardhur në qeverisje të kryeqytetit.

“Njeriu i tij, që e paditi Shpendin për qumështin, është ai që ia kishin instaluar mikrofonat dhe kamerat në trup, ia kishin montuar një takim me djalin tim dhe akuzonin se ky i fudit i kishte premtuar punësime e tendere që ai të kaloj në Forumin Rinor të LDK-së. Transmetuan gënjeshtrat e tyre në KTV një ditë para heshtjes zgjedhore. Shpendit i konvenoi kjo, sepse shokët e tij të idealit i ndihmuan të zgjedhet Kryetar me montime të rrejshme, të cilat i konstatuan organet shetërore”, ka shkruar kryeu I LDK’së

Postimi i plotë i tij:

Lajmi i ditës: Shpend Ahmeti e paditë dike në Gjykatë

Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë.

Shpend Ahmeti, Kryetar I Prishtinës, ka të drejtë të akuzoj të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!

Dikush do të më thoshte: lere se këto janë punë të tyre, ta thejnë qafën.

Janë të tyre por janë edhe tonat!

Njeriu i tij, që e paditi Shpendin për qumështin, është ai që ia kishin instaluar mikrofonat dhe kamerat në trup, ia kishin montuar një takim me djalin tim dhe akuzonin se ky i fudit i kishte premtuar punësime e tendere që ai të kaloj në Forumin Rinor të LDK-së. Transmetuan gënjeshtrat e tyre në KTV një ditë para heshtjes zgjedhore. Shpendit i konvenoi kjo, sepse shokët e tij të idealit i ndihmuan të zgjedhet Kryetar me montime të rrejshme, të cilat i konstatuan organet shetërore.

Gati katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë. Njëhërë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrejtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi.

Mbi katër vite trumbetoi me 72 dosje kundër meje dhe qeverisjes sime, që i kishte dorëzuar në Prokurori të Shtetit. Edhe pse Prokuroria deklaroi se asnjë nga ato raste nuk lidhet me mua dhe me emrin tim, gjithë kundërshtarët politik, që i ndihmuan Shpendit të bëhet kryetar, më akuzonin për 72 dosje. Edhe kjo përfundoi si gënjeshtër, por Shpendi mori lavdata se po e lufton krimin dhe korrupsionin.

Një manipulant i pashoq!

Unë, si bartës funksioneve publike, nuk e padita Shpendin, sepse isha i detyruar tu besoj organeve të drejtësisë.

Ndoshta Shpendi ka të drejtë ta padis njeriun e idealeve të tij, por ai do duhej ta padiste edhe veten e tij, për të gjitha manipulimet përmes të cilave erdhi në krye të Prishtinës dhe për shkeljet që i bëri si Kryetar i Prishtinës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë