Loading…

Mustafa i PDK’së: Ekonomia e Kurtit është populiste dhe e dështuar

  • 24/03/2023 | 21:28

Mustafa i PDK’së: Ekonomia e Kurtit është populiste dhe e dështuar

Në emisionin EURO n’7 në T7, u diskutua qeverisja dyvjeçare e kryeministrit Albin Kurti për sektorin e ekonomisë. Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se këto dy vjet, këtë qeverisje e ka karakterizuar një reagim shumë i dobët dhe një qeverisje e cila nuk ka prodhuar rezultate pozitive që kanë mundur të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.


Sipas tij, e vetmja gjë që kjo qeveria ka arritur të krijoj është pasiguria e mëdha për të ardhmen e ekonomisë së vendit.

“Krejt çka kemi pa dhe dëgjuar nga kjo qeveri është tema e politikave sociale të cilat nga nuk kanë arritur të kenë efektin e tyre, pastaj kemi një qeveri anti-sektorit privat dhe anti-ekonomisë së lirë të tregut, kjo qasje e qeverisë ka shkaktuar pasiguri të mëdha në zhvillimin e sektorit privat dhe për të ardhmen e ekonomisë së lirë të tregut. Tjetër çka kemi pa nga kjo qeveri është zhvendosja e investimeve kapitale në ndihma sociale që janë politika puro populiste e assesi zhvillimore”, ka shtuar Mustafa.

Qeveria Kurti, sipas tij, është munduar në vazhdimësi që të bëjë një keqinterpretim të të dhënave faktike duke u mundur që opinionit t’ia paraqet krejtësisht ndryshe të dhënat ë zhvillimit ekonomik nga realja.

Sipas Mustafës, ministri Hekuran Murati në vazhdimësi po mundohet të mashtrojë opinionin publik duke shtrembëruar faktet.

Ndërsa, se sa kjo qeveria e ka përmirësuar jetesën në Kosovë, Mustafa ka thënë se tregojnë faktet e migrimit.

Për dy vjet të kësaj qeverie kanë migruar mbi 120.000 qytetarë, ka deklaruar ai gjatë emisionit.

Linku KËTU.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë