Loading…

Mustafa i përgjigjet Vetëvendosjes: LDK’ja e para

  • 21/03/2017 | 19:39

Mustafa i përgjigjet Vetëvendosjes: LDK’ja e para

Në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së III-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lideri i saj, Isa Mustafa ka thënë se prania e madhe e njerëzve në tubime, e tregon se LDK-ja është e para. Duke ju kundërpërgjigjur kështu sondazhit të bërë sot publik nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kjo parti figuronte fituese, kurse partia e Mustafës e treta.


“Kjo pjesëmarrje tregon mënyrën më të mirë përkushtimin e anëtarësisë së LDK-së, edhe përkrahjen që qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës ia japin LDK-së. Argumentet tona se jemi parti e parë. Ne nuk porosisim që të bëhen sipas dëshirave tona, por i ftojmë njerëzit tanë që të marrin pjesë në tubime tona që të përkrahin programin e LDK-së, që të përkrahin punën tonë dhe orientimet tona, dhe që të na përkrahin që ne t’i realizojmë të gjitha qëllimet dhe synimet tona, projektet tona dhe premtimet që ne u kemi dhënë qytetarëve”, ka thënë mes tjerash, raporton Kp.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë