Loading…

Mustafa i reagon KTV’së: Kjo është deklarata e vërtetë që ia dhashë gazetarit

  • 04/07/2020 | 21:59

Mustafa i reagon KTV’së: Kjo është deklarata e vërtetë që ia dhashë gazetarit

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa i ka reaguar KTV’së, në lidhje me lajmin që ky medium ka publikuar sot, ku citohej se Mustafa të ketë thënë se ‘Vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve’, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme, KTV kishte publikuar një lajm ku citohej Isa Mustafa të ketë thënë se ‘Vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve’, e ndaj këtij lajmi ka reaguar lideri i LDK’së i cili ka bërë publike të gjithë deklaratën që e ka thënë për këtë medium.

Këtu mund ta lexoni lajmin që KTV e ka publikuar, ndaj të cilit Mustafa ka reaguar.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar miq
Po e postoj tekstin e plotë, të cilin sot ia dhashë gazetarit të KTV-Së:

Jam i bindur se situata në vendin tonë është tjetër nga ajo që ishte para datës 24 qershor, kur Dhomat e Veçanta në Hagë lëshuan një lajmërim të pashembullt se kanë propozuar aktakuzë kundër z. Thaçi, President i Kosovës dhe z. Veseli, Kryetar i PDK-së. Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë por të të gjitha institucioneve të vendit. Parasëgjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës.
Krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit sikurse edhe dhunime dhe gjenocid në Kosovë kanë kryer forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Për fat të keq, paralajmërimi i Prokurorisë së Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë, jo vetëm për tu gjykuar individë por për tu mbrojtur e vërteta historike.
Në këtë betejë duhet të jemi bashk, të gjithë ne në Kosovë. Themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK-së, politikën vizionare të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së si dhe me intervenimin e NATO-s për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga zhbërja dhe deportimi.
Ne këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presypozuar.
Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.
Ata që Kosovë e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë