Loading…

Mustafa: Ka korrupsion, por jemi më mirë se rajoni

  • 17/11/2016 | 20:17

Mustafa: Ka korrupsion, por jemi më mirë se rajoni

Kryeministri Isa Mustafa duke folur për raportin e Transparency International për korrupsionin, ka thënë se ky fenomen vërtetë se është me prezencë të madhe në Kosovë dhe duhet të luftohet, por ai është i bindur se Kosova qëndron më mirë se të gjitha vendet e rajonit.

Ai ka thënë se të gjitha institucionet duhet ta luftojnë këtë dukuri.

Shkrimi i plotë i kryeministrit Mustafa publikuar në Facebook:

Dje u publikua raporti i fundit i Transparency International nga KDI. Ky raport duhet të na shërbejë për të përmirësuar fushat e nevojshme dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit, por po ashtu edhe që ta shohim gjendjen faktike në terren rreth kësaj problematike. E kuptoj se ngjarje të shumta që kanë ndodhur në këto 17 vjet pas luftës, kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në shoqërinë tonë.

Në perceptim të qytetarëve, korrupsioni konsiderohet se është problem kryesor për vendin tonë dhe se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar këtë dukuri.

Në anën e ndritshme, Kosova ka gjendjen më të mirë nga të gjitha vendet e rajonit sa i përket kushtëzimit të qytetarëve me korrupsion për shërbime. Jemi më mirë se 6 vende të BE-së; baras me Greqinë dhe Kroacinë e më mirë se po thuaj të gjitha vendet e Evropës Qendrore e Juglindore. Me rajon, larg në gjendje më të mirë!

Nganjëherë fitohet përshtypja sikur nuk kemi guxim të shohim se vendi ynë ka edhe anët e mira. Sikur të prezantosh diçka të tillë nuk është lajm apo nuk fiton fonde nga donatorët e jashtëm, sepse mbetesh pa një kauzë të rëndësishme për fonde. Me gojën plot korrupsion ne po e dëmtojmë imazhin tonë dhe po i frikësojmë investitorët. Korrupsionin do ta mundim nëse e luftojmë bashkë.
Do ta mundim nëse e lajmërojmë. Lajmëromëni edhe mua, nëse dikush thirret në emrin tim për të fituar materialisht, qoftë si kryeministër qoftë si kryetar i LDK-së.

Në këto dy vjet Qeverisje, kriter kryesor e kemi pasur qeverisjen e pastër. Kemi ndërmarrë shumë hapa që do t’i diskutoj edhe nesër në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Dallimin më të madh në Evropë në mes të perceptimit dhe realitetit, në këtë raport e gjejmë në Kosovë. Sado që të jetë korrupsioni prezent, duhet ta luftojmë. Por, lufta kundër korrupsionit zhvillohet bashkërisht, me raportim dhe denoncim.
Në Qeveri e kam shtruar dukurinë e dhënies së tenderëve publik kryesisht një numri të kufizuar të kompanive private. Kam kërkuar, po ashtu, që të eliminohen monopolet, me licenca dhe të drejta tjera të cilat për shumë vite gëzojnë kompani të caktuara. Edhe këto do t’i zgjidhim, ata që nuk veprojnë duhet të japin dorëheqje ose do të shkarkohen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë